Drejtësia

“Unë votoj ta kalosh vettingun, ti më nxjerr të pafajshme në gjyq me SPAK”?!

Të premten, GJKKO shpalli të pafajshme anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja. Kjo e fundit u shpreh pas seancës gjyqësore se ajo nuk ka pasur probleme me pasurinë e saj.

Sipas saj, SPAK ka bërë punën dhe se gjykata vendosi drejtësi.

Çiftja akuzohej nga SPAK për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

Por Instituti i Studimeve Politike ka vënë në pah konfliktin e interesit mes gjyqtarit Erion Bani që e shpalli të pafajshme dhe komisioneres Etleva Çiftja e cila më herët kishte votuar pro kalimit të tij nga kontrolli i vettingut.

“Unë votoj ta kalosh vettingun, ti më nxjerr të pafajshme në gjyq me SPAK’!  Një gjyqtar testohet në vetting nga tre anëtarë dhe e kalon atë, njëra nga tre anëtarët akuzohet nga SPAK për veprat penale falsifikim dhe deklarim i rremë i pasurive, dhe gjyqtari gjykon personin që e votoi në veting! Vetë subjekti sqaron se mund të jetë në konflikt interesi, por “garanton” se “marrëdhëniet me të pandehurën kanë qenë dhe janë ‘indiferente’.

Dokumenti i publikuar nga Instituti i Studimeve Politike

Vendimi dhe detajet e vendimit janë pa rëndësi & pritshme, por thelbi është se ky mbetet një tjetër rast tipik që tregon se standardet e drejtësisë së re janë e mbeten ende larg pritshmërive, premtimeve dhe nevojës për drejtësi funksionale, të besueshme dhe me integritet. Një rast tjetër në GJL, ku i njëjti gjyqtar gjykoi vetveten. pra vendimin e tij të dhënë në apel, nxjerr në pah edhe nevojën e praktikave të reja strikte kunder konfliktit të interesit dhe për standarde integriteti në institucionet e reja të drejtësisë & vetingut”, shkruan Instituti i Studimeve Politike duke publikuar edhe dokumentet bashkengjitur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë