Gazeta Si – Prindërit e ish-basketbollistit të ndjerë ia kishin shitur shtëpisë së ankandeve ‘Goldin’ në 2013-ën për 173.000 dollarë. Është çmimi më i lartë i paguar për një unazë të NBA-së.
Unaza e kampionit të NBA 2000, që Kobi Brajant ia kishte dhuruar të atit, Xho Brajant, është shitur në ankand për 927.000 dollarë, rreth 860.000 euro. Ai i 2000-shit ishte i pari nga 5 titujt e fituar nga Kobi, i ndarë nga jetë në mënyrë tragjike në janar të 2020-ës, në një aksident me helikopter, bashkë më vajzën Xhana.
Unaza, e shitur nga ‘Goldin’, kishte marrë 43 oferta. Ajo ka regjistruar shifrën më të lartë të paguar për një unazë kampioni të NBA-së. Në të është shkruar “Bryant” nga njëra anë dhe ishte shitur nga prindërit e ish-basketbollistit në vitin 2013, për 173.000 dollari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.