Futboll

Ultrasit kroatë dogjën flamurin e UEFA-s para syve të Ceferinit

Gazeta Si – Në stadiumin ‘Maksimir” të Zagrebit, Dinamo arriti të mposhtte 1-0 Çelsin, duke thyer parashikimet. Një rezultat që solli edhe shkarkimin e trajnerit Tomas Tuhel nga drejtimi i ekipit londinez.

Përveç kësaj, vëmendje në atë ndeshja kanë marrë tifozët e Dinamos së Zagrebit. Sapo mësuan se në stadium do të ishte edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ata menduan t’i bëjnë një pritje të veçantë.

Fansat e Dinamos së Zagrebit. Gazeta Si, 8 shtator 2022

Gjatë ndeshjes ata morën një flamur, ku ishte shkruar UEFA dhe pasi e treguan qartë në tribunë, i vunë flakën. Në atë kohë ka pasur edhe kore të ndryshme kundër organizmit që drejton futbollin europian.

Imazhet e kësaj ngjarjeje, siç ndodh zakonisht, kanë bërë xhiron në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë