Futboll

Ultrasit gjakosin me gurë trajnerin Fabio Groso, anulohet sfida O.Marsejë-Lion

Gazeta Si – Trajneri i Lionit, bashkë me zëvendësin e tij, janë goditur me gurë jashtë stadiumit ‘Velodrome’, para sfidës së Ligue 1, që më pas është anuluar.

Tension paara ndeshjes mes Olimpikut të Marsejës së Gatuzos dhe Lionit të Grosos. Jashtë stadiumit ‘Velodrome’, autobusi i skuadrës është ndalur disa herë para se të kthehej në objektiv të gjuajtjeve me gurë nga ana e ultrasve të ekipit vendës.

Pjesa e djathtë e autobusit ka pësuar dëmet më të mëdha, me disa xhama të thyer. Trajneri i Lionit, Fabio Groso, është goditur dhe ka zbritur nga autobusi i gjakosur. Problem në njërin sy për ndihmësin e tij Longo.

Sipas ‘L'Equipe’, arbitri i ndeshjes, Franccois Letexier, ishte kundër zhvillimit të ndeshjes dhe kështu është vendosur. Brenda stadiumit ishin më shumë se 60 mijë spektatorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë