Bota

Ulnin maskat për të pirë duhan, Turqia ndalon duhanin në vende publike

Turqia ndaloi pirjen e duhanit në ato vende publike që janë të mbushura me njerëz me qëllim ngadalësimin në rritje të numrit të pacientëve me koronavirus.

Rastet e përditshme të koronavirusit në Turqi janë rritur kohët e fundit. Reuters raporton se 2,693 pacientë janë identifikuar si të prekur me Covid-19 të Mërkurën.

Ankaraja raporton vetëm numrin e atyre që shfaqin simptoma, një vendim që kritikët kanë thënë se është e gabuar pasi fsheh shkallën e vërtetë të shpërthimit në vend.

Ndërkohë në një njoftim zyrtar, Ministria e Brendshme tha se ndalimi i pirjes së duhanit synonte të siguronte që qytetarët të respektonin rregullat për të mbajtur maska ​​mbrojtëse siç duhet në publik sepse njerëzit u panë t’i ulnin ato ndërsa pinin duhan.

Vendimi hyn në fuqi të enjten


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë