Ngjarje

Ulja drastike e të diplomuarve në Shqipëri

Statistikat e fundit të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit të kaluar në arsimin 9-vjeçar u regjistruan rreth 37.795 nxënës, duke pësuar kështu një rënie prej 1 për qind, krahasuar me vitin 2017.
Ndërsa për sa i përket nivelit arsimor të mesëm u diplomuan rreth 35.278 nxënës, prej të cilëve 48.6 për qind janë djem dhe 51.4 për qind janë vajza. Gjithashtu, edhe nëpër gjimnaze hasim një rënie prej 3.2 për qind të numrit të diplomuarve, në krahasim me vitin 2017.
Edhe nëpër universitete të diplomuarit janë më pak se vitet e kaluara. Në programin Bachelor janë diplomuar gjithsej 58.6 për qind e studentëve, ku degët më ë preferuar kanë qenë, Biznes, Administrim dhe Drejtësi.

Më pas vijojnë të diplomuarit në degën e shëndetit (14%), shkencat sociale si gazetari dhe informacion (10.3%) dhe artet e shkencat humane me një shifër prej 9.7%. Për sa i përket gjinisë, vihet re se femrat janë më të prirura për të pasur një diplomë. Të diplomuarit janë 63.3 për qind femra dhe 36.7 për qind meshkuj. Këto të dhënat tregojnë edhe një herë se arsimi në vendin tonë po pëson vazhdimisht rënie në numrin e nxënësve. Sociologët shpjegojnë se një ndër arsyet që përfaqëson këtë fenomen është edhe emigrimi i lartë i popullsisë shqiptarë.
Gjithashtu, statistikat kanë vlerësuar se degët më pak të preferuara në universitet janë ato të inxhinierisë, bujqësisë, teknologjia e informacionit, shkencat natyrore, matematika dhe statistika.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë