Gjatë 24 orëve të fundit, në vend kanë humbur jetën 4 qytetarë dhe 556 janë infektuar me Covid-19. Nga 3960 testime, pozitiviteti i infektimeve rezulton 14%.
Në krahasim me një ditë më parë, është rritur numri i testimeve, numri i të infektuarëve, por është ulur numri i viktimave.
Situata në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3960 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 556 qytetarë, në këto bashki: 220 në Tiranë, 31 në Fier, Elbasan, 21 në Durrës, 20 në Shkodër, 18 në Sarandë, 17 në Gjirokastër, 15 në Kamëz, Berat, 14 në Lushnje, Mallakastër, 11 në Skrapar, 10 në Vlorë, Pogradec, 8 në Përmet, 7 në Pukë, 6 në Kurbin, Kuçovë, 5 në Divjakë, Këlcyrë, Korçë, Gramsh, 4 në Lezhë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Dimal, 3 në Mirditë, Mat, Patos, Selenicë, Cërrik, Librazhd, 2 në Shijak, Vorë, Himarë, Memaliaj, Poliçan, Peqin, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Dropull, Belsh.
Janë 7,847 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar nga Përmeti 60 vjeç, një qytetar nga Fier 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 78 dhe 81 vjeç.
Janë shëruar 698 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,267 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (23 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 556
Të shëruar në 24 orë 698
Të shtruar në spitale 150
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3,960
Testime totale 1,376,320
Raste pozitive 197,167
Raste të shëruara 186,267
Raste Aktive 7,847
Humbje jete 3,053
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,234
Fier 636
Gjirokastër 545
Shkodër 464
Berat 458
Durrës 388
Elbasan 361
Vlorë 254
Korçë 211
Lezhë 170
Dibër 65
Kukës 61
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.