Sociale

Ulet numri i të infektuarve dhe të shtruarve/ 5 humbje jete dhe 260 raste pozitive, 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë si pasojë e Covid-19, tre qytetarë nga Tirana 72-87 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 80 vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 92 vjeç.

Sakaq janë kryer 2,016 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 260 qytetarë, në këto bashki:
93 në Tiranë, 13 në Berat, 12 në Durrës, 11 në Sarandë, 10 në Shkodër, Vlorë, Lushnje, 7 në Kamëz, Korçë, 6 në Prrenjas, 4 në Kurbin, Krujë, Kavajë, Fier, Mallakastër, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Elbasan, 3 në Kukës, Lezhë, Mirditë, Shijak, Divjakë, Përmet, Gramsh, 2 në Tropojë, Rroskovec, Patos, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Dimal, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, Dibër, Libohovë, Maliq, Kuçovë, Poliçan.

Në njoftim thuhet gjithashtu se janë 4,928 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Ndërkohë,në spitalet COVID po marrin trajtim 88 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.Gjithashtu, janë shëruar 733 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261,798 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1,638
Fier                   769
Vlorë                468
Elbasan           479
Berat                375
Lezhë               321
Durrës              187
Shkodër           184
Gjirokastër      173
Kukës               160
Korçë               152
Dibër                 21


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë