Sociale

Ulet numri i infektimeve dhe viktimave nga Covid-19/Pozitiviteti 13%

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri raportohen 296 infektime me Covid-19 dhe vetëm 2 viktima.

Numri i testimeve dhe ai i të infektuarëve është ulur krahasuar me një ditë më parë, por numri i viktimave është më i ulëti në disa muaj.

Nga 2.278 testime, pozitiviteti i koronavirus-it rezulton 13%.

Situata në 24 orët e fundit,: Janë kryer 2278 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 296 qytetarë, në këto bashki:
91 në Tiranë, nga 21 qytetarë në Fier, Vlorë, 18 në Durrës, 14 në Elbasan, 13 në Korçë, 11 në Lushnje, 8 në Berat, nga 7 qytetarë në Sarandë, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Shkodër, Dimal, nga 5 qytetarë në Përmet, Divjakë, Kamëz, Lezhë, nga 4 qytetarë në Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Tropojë, Kurbin, Kavajë, Himarë, nga 2 qytetarë në Gramsh, Belsh, Skrapar, Kuçovë, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Rrogozhinë, Vorë, Kukës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Patos, Delvinë, Konispol, Kolonjë, Peqin, Librazhd.

Janë 5366 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 78 vjeç, një qytetar nga Lushnja 81 vjeç.
Janë shëruar 402 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,700 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 296
Të shëruar në 24 orë 402
Të shtruar në spitale 128
Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2278

Testime totale 1,433,262
Raste pozitive 205,224
Raste të shëruara 196,700
Raste Aktive 5366
Humbje jete 3,158

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2459
Fier 631
Gjirokastër 447
Shkodër 357
Durrës 330
Elbasan 281
Berat 271
Vlorë 231
Lezhë 124
Korçë 122
Kukës 60
Dibër 53


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë