Treg

Ulet me dy lekë çmimi i naftës, shkon në 221 për litër

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë me 2 lekë çmimin e naftës, duke e çuar atë në 221 lekë për litër, nga 223 që u vendos ditën e protestës më 12 nëntor.

Po ashtu është ulur me 5 lekë edhe çmimi i benzinës, që në tregun e shitjes me pakicë do të kushtojë 204 lekë litri.

Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 73 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 61 lekë/litër për automjetet, ndërsa për peshkim është vendosur 127 lekë/litër.

Sipas njoftimit të Bordit të Transparencës, çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë