Treg

Ulet me 6 lekë çmimi i naftës, shitet 243 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimin e naftës, benzinës dhe gazit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e cila tha se Bordi uli sot naftën me 6 lekë, benzinën me 7 lekë dhe gazin me 2 lekë.  Nafta nga sot(1 korrik) do shitet 243 lekë për litër, benzina 235 lekë për litër dhe gazi 81 lekë për litër.

Ministrja Ibrahimaj duke iu përgjigjur ankesave të qytetarëve theksoi se Bordi në asnjë moment nuk ka pasur vendimmarrje në kundërshtim me çmimin e karburanteve në bursë.

“E kemi deklaruar që në ditën e parë se bordet nuk janë politika e dëshiruara nga Qeveria apo ministritë. Nuk ka asnjë të dhënë që bordet kanë marrë vendime ndryshe nga ecuria në bursë. Ne marrim të dhënat në bursë për një ditë më parë sesa mbledhja e bordit. Në kushtet e lëvrimit, duhet pasur kujdes kur i referohemi bursës dhe Bordit. Se ka shumë nënprodukte. Në asnjë rast nuk ka qenë e ndryshme nga ecuria e bursës”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë