Ekonomi

Ulet defiçiti tregtar, ndihmuan eksportet e mineraleve dhe energjisë

Në muajin Tetor 2018 si eksportet, ashtu edhe importet e mallrave kanë shënuar rritje duke ulur deficitin tregtar.

Eksportet arritën vlerën 30 mld lekë për tetorin. Në dhjetëmujorin e vitit 2018 eksportet e mallrave arritën u rritën me 16,0 % kurse importet janë rritur me 2,8%, krahasuar me dhjetëmujorin 2017.

Deficiti tregtar arriti vlerën 264 mld lekë, duke u ulur me 7,6 %, krahasuar me 2017.
Kontributi n kryesor tek eksportet e kanë dhënë “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” kurse tek importet kanë ndikuar “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”.

Gjatë këtij dhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia, Kosova dhe Spanja. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kina, Ukraina dhe Rusia.
Gjatë këtij dhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia, Greqia dhe Kina. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia, Gjermania dhe Zvicra. Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 66,5 %, të gjithë tregtisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë