Sociale

Ulet çmimi i naftës në vend, rënie pësojnë edhe benzina e gazi

Gazeta Si - Bordi i Transparencës ka vendosur që të ndryshojë sërish çmimin e karburantit në vend.

Kështu, nafta, benzina dhe gazi kanë pësuar një rënie të lehtë.

Nafta do të shitet me 226 Lekë/litër nga 232 që ishte; benzina me 206 Lekë/litër nga 212 që ishte dhe gazi është vendosur me 104 lekë për litër.

Ndërsa çmimet për tregtimin me shumicë do të jenë: nafta 214 Lekë/litri, benzina 194 Lekë/litri dhe gazi 92 Lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 26.04.2022, ora 18.00 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë