Treg

Ulet çmimi i naftës

Çmimet e naftës janë ulur lehtë të mërkurën e 18 marsit, pasi Iraku vazhdoi tregtinë e naftës nëpërmjet portit të Turqisë, duke zgjuar shpresat se tregu nuk do të ketë më bllokime.

Pa shenja të një qetësimi, çmimi i naftës ka qëndruar mbi 100 dollarë për fuçi ditët e fundit.

Pas një rritjeje mbi 3% të martën, kontratat e naftës Brent ranë me 31 cent, ose 0.3%, duke arritur në 103.12 dollarë për fuçi.Nafta amerikane Ëest Texas Intermediate (ËTI) ra me 1.56 dollarë, ose 1.6%, në 94.65 dollarë për fuçi.

Në Irak, burime nga North Oil Company bënë të ditur se eksportet kanë rifilluar përmes tubacioneve, pasi Bagdadi dhe Qeveria Rajonale e Kurdistanit (KRG) ranë dakord të martën për t’i rinisur. Dy zyrtarë të sektorit të naftës thanë javën e kaluar se Iraku synon të eksportojë të paktën 100,000 fuçi në ditë përmes portit.

“Pavarësisht këtij zhvillimi, lehtësimi i furnizimit mbetet i kufizuar, pasi prodhimi i Irakut është rreth një e treta e niveleve para krizës dhe trafiku i anijeve në Ngushticën e Hormuzit vazhdon të jetë kryesisht i kufizuar”, tha analistja e MUFG, Soojin Kim.

Prodhimi i naftës nga fushat kryesore jugore të Irakut, nga ku prodhohet dhe eksportohet pjesa më e madhe e naftës, ka rënë me 70%, duke zbritur në vetëm 1.3 milion fuçi në ditë, sipas burimeve më 8 mars. Kjo si pasojë e konfliktit me Iranin, i cili praktikisht ka bllokuar Ngushticën strategjike të Hormuzit, nga ku kalon rreth 20% e naftës globale.

Irani konfirmoi të martën se shefi i sigurisë, Ali Larijani, është vrarë në një sulm izraelit. Ai është figura më e lartë e goditur që nga vrasja e liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në ditën e parë të luftës SHBA-Izrael në fund të shkurtit.

Një zyrtar i lartë iranian tha se lideri i ri suprem ka refuzuar ofertat për ulje tensioni të përcjella nga vende ndërmjetëse.

Ushtria amerikane deklaroi të martën se ka goditur objektiva përgjatë bregdetit të Iranit pranë Ngushticës së Hormuzit, pasi raketat iraniane kundër anijeve përbënin rrezik për transportin ndërkombëtar.

Vdekja e Larijanit dhe sulmet amerikane ndaj pozicioneve bregdetare iraniane kanë rritur disi shpresat se konflikti mund të përfundojë më shpejt, tha Mingyu Gao, kryeanalist për energjinë dhe kimikatet në China Futures.

Ndërkohë, Korporata Kombëtare e Naftës në Libi njoftoi herët të mërkurën se rrjedha nga fusha naftëmbajtëse Sharara po ridrejtohet gradualisht përmes tubacioneve alternative, pasi shpërtheu një zjarr./reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë