Gazeta Si – Është gjithaçka çështje mendjeje. Dhe shërbimi. Fituesja e parë neutrale (pa flamur) e një turneu Grande Slam është Arina Sabalenka, 24 vjeçarja bjelloruse e lindur në Minsk dhe që ka emigruar në Florida.
Teksa shihte ‘match-point’-et t’i shpëtonin njëri pas tjetrit, me shumë mundësi mund të jetë penduar për ndonjë moment për fjalët e thana në konferencë shtypi, kur u shpreh se nuk kishte më nevojë për një psikolog.
Paradoksalisht, pikërisht shërbimi i ‘Tigreshës’ ishte vendimtar në suksesin në tre sete ndaj Elena Ribakinës në Melburn. Sidomos në setin e tertë dhe sidimos nëse flasim për topin e dytë, ku e mbylli me një përqindje dopio pikësh të fituara në krahasim me rivalen.
Për pjesën tjetër, që do të ishte një ndeshje e ekuilibruar, e thoshte logjika dhe precedentët, si dhe rrugëtimi i të dyjave tenisteve. Me kazaken Ribakina në krye të klasifikimit të më të mirave në shërbim (45 ejs) dhe rivalen pas saj.
Pa dashur të reduktohet gjithçka në një goditje të vetme, – do ishte shumë e thjeshtë dhe e gabuar, – duhet marrë në konsideratë një ballafaqim stilesh i mbetur në ekuilibër për gati dy orë e gjysmë: nga njëra anë potenca dhe presioni konstant i Arinës, në anën tjetër aftësia për të gjetur cepat i Elenës, gjithmonë gati për t’iu përgjigjur shpejtësisë së topit.
Mund të përfudonte nga të dy krahët fitorja në finalen e Australian Open. Vetëm disa pikë i mundësuan tashmë numrit 2 në botë të arrinte majën, me pikën e kthesës në gejmin e 7-të të setit vendimtar.
Arina Sabalenka ka thyer një tabu me këtë triumf. Sepse më parë gjithmonë ishte ndalur në gjysmëfinale të një turneu Major, ndoshta për fatin e saj të keq. Ajo ka pasur potencial për të shkuar deri në fund. Është vetëm 24 vjeç dhe pas një rrugëtimi me ulje-ngritke, vajza nga Minsku e kalon tensionin. Lotët e sinqertë ishin epilogu natyral e ditëve të mbushura me tension ekstrem.
Kur para gazetarëve Arina tha fjalinë ‘jam bërë psikologe e vetvetes’, dikush mund të ketë nënqeshur. Si për të mos besuar fjalët e thëna me një lloj krenarie. Por bjellorusja diti t’i bënte mirë llogaritë me frikën e saj, ia doli vërtet të largonte fantazmat, duke i mbajtur nervat nën kontroll përballë një kundërshtareje që gëzimin e një Slam-i të fituar e kishte përjetuar.
Tani që u zhbllokua, kampionia Sabalenka mund të jetë një rrezik kudo, duke parë që tenisi i saj me presion nuk njeh probleme në kontaktin me sipërfaqe të ndryshme nga ato të fortat: jo në barin e Uimbëlldonit (ku ka arritur mes 4 më të mirave), jo në tokën e Parisit, ku gjithmonë ka hasur vështirësi, duke u zënë me durimin e saj.
Si numri 2 në botë do të ketë më shumë përgjegjësi, por titulli Slam në palmares duhet t’i japë tashmë atë qetësinë që shpesh më parë i ka munguar. Për këtë ‘Tigresha’ është gati të ulërijë sërish, duke shkuar përtej kombësisë sot jo komode dhe mungesës së një flamuri në krah të saj. Një rast unik në tenis. Arina fitoi për veten dhe ndoshta më shumë nuk mund të kërkonte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.