Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë nga Covid-19,një qytetare nga Fieri 65 vjeçe, një qytetar nga Korça 65 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 73-88 vjeç. Gjithashtu gjatë kësaj kohe, janë kryer 3500 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 939 qytetarë, në këto bashki:
442 në Tiranë, 48 në Vlorë, 43 në Fier, 35 në Durrës, 32 në Lushnje, 29 në Shkodër, 26 në Gjirokastër, nga 22 qytetarë në Elbasan, Berat, 17 në Kuçovë, 14 në Sarandë, nga 13 qytetarë në Gramsh, Kamëz, nga 12 qytetarë në Kurbin, Patos, nga 10 qytetarë në Peqin, Korçë, nga 8 qytetarë në Lezhë, Dimal, nga 7 qytetarë në Skrapar, Delvinë, Mallakastër, Vorë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Krujë, Kavajë, Përmet, Devoll, nga 5 qytetarë në Poliçan, Shijak, nga 4 qytetarë në Tepelenë, Libohovë, Divjakë, Mat, Tropojë, Kukës, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Dropull, Selenicë, Bulqizë, Has, Fushë Arrëz, Pukë, nga 1 qytetar në Malësi e MAdhe, Himarë, Maliq, Belsh.
"Janë 20,498 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 168 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.Janë shëruar 1825 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 234,181 që nga fillimi i epidemisë",thuhet në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9124
Fier 1840
Shkodër 1749
Vlorë 1457
Elbasan 1264
Gjirokastër 1107
Durrës 958
Berat 891
Korçë 864
Lezhë 745
Kukës 303
Dibër 196
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.