Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga shtjella ciklonike e cila ka shkaktuar reshje shiu dhe bore intesive në vendin tonë ku priten rënie e temperaturave .
Meterologja Rezarta Xhakollari shpjegon se moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje bore të pakta në veri-lindje Jug-Lindje në mënjges. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -7/3°C
Zona e ulët -1/12°C
Zona bregdetare 3/12°C
Ndërkaq, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi rrugët problematike në zonat e ndryshme të Shqipërisë.
Sipas ARRSH në Rajonin Jugor ka pasur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë.
Në njoftim thuhet se rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugën e Dardhës.E njëja gjë rekomandohet edhe në Rajonin Qendror ku ka pasur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Fushë Stude-Klenjë. Në Qafë Mollë- Bizë.
Sa i përket Rajonit Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë dhe përdorimi i zinxhirëve është i domosdoshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




