Sociale

Ulen shifrat, vetëm 1 humbje jete dhe 6 raste të reja me Covid

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 1 humbje jete si pasojë e koronavirusit. I ndjeri është një 70-vjeçar nga Kolonja.

Ndërkohë, vetëm 6 raste të reja janë konfirmuar në vend, nga 2 mijë e 325 testime për të dyshuar me Covid-19: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Kamëz, Prrenjas.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 39 pacientë, nga të cilët 6 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 123 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,431 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë, 433 persona vijojnë të jenë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin.

Statistika (31 Maj 2021)

Raste të reja ditore 6

Të shëruar në 24 orë 123

Të shtruar në spitale 39

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 2,325

Testime totale 720,021

Raste pozitive 132,315

Raste të shëruara 129,431

Raste Aktive 433

Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 152

Korçë 67

Shkodër 62

Berat 33

Elbasan 27

Lezhë 25

Vlorë 22

Gjirokastër 15

Fier 9

Durrës 9

Kukës 8

Dibër 4


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë