Sociale

Ulen shifrat me Covid, 931 raste të reja dhe dy humbje jete në 24 orët e fundit

Dy viktima dhe 931 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se nuk kanë mundur t'i mbijetojnë sëmundjes vdekjeprurëse dy qytetarë nga Durrësi 58 dhe 61 vjeç.

Janë 15,262 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. 

Janë shëruar 2094 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 244,539 që nga fillimi i epidemisë.

Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në: Tiranë me 374 raste të reja, 50 në Shkodër, Durrës, 40 në Fier, 35 në Lushnjë, 32 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, 28 në Vlorë, 21 në Berat, 20 në Elbasan, 19 në Mallakastër, Tepelenë, 17 në Kuçovë, 13 në Kamëz, Dimal,16 në Lezhë, 10 në Krujë, 9 në Kavajë, Patos, 8 në Kurbin, Vorë, 7 në Kukës, Divjakë, Korçë, 6 në Pogradec, Peqin, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Shijak, Delvinë, Devoll, Skrapar, Cërrik, 4 Malësi e Madhe, Dibër, Poliçan, 3 në Pukë, Has, Kelcyrë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, 1 në Rrogozhinë, Bulqizë, Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Belsh, Librazhd.

Statistika (04 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 931

Të shëruar në 24 orë 2,094

Të shtruar në spitale 127

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 3,722

Testime totale 1,686,583

Raste pozitive 263,172

Raste të shëruara 244,539

Raste Aktive 15,262

Humbje jete 3,371

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 6,389

Fier 1,677

Shkodër 1,517

Vlorë 1,156

Elbasan 956

Gjirokastër 823

Berat 787

Lezhë 642

Korçë 525
Durrës 351
Kukës 302
Dibër 128


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë