Sociale

Ulen shifrat e Covid-19/ 85 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orë

85 raste të reja dhe 6 humbje jete janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë 24 orët e fundit.

Në këtë interval kohor janë kryer 1754 testime dhe janë shëruar 633 persona duke e dërguar numrin e të shëruarve në 263.035 që nga fillimi i epidemisë.

Qytetarët që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 janë: 23 në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Sarandë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Peqin, Vlorë, Durrës, nga 3 qytetarë në Lezhë, Lushnje, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Gramsh, Gjirokastër, Mirditë, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Kavajë, Selenicë, Delvinë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Pogradec, Poliçan.

Qytetarët që kanë humbur jetën janë: një qytetare nga Tepelena 69 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 80 vjeç, një qytetare nga Kavaja 81 vjeçe, një qytetar nga Vlora 85 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe.

Janë 3969 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë