Para

Ulen me 2.4 % të ardhurat buxhetore në janar

Ekonomia nuk po rikuperohet dhe dobësia e saj vazhdon duke e reflektuart këtë gjendje edhe në buxhet.

Nga të dhënat zyrtare të muajit janar 2021, arkëtimet në buxhet kanë pësuar një rënie prej 2.4%, në krahasim me janarin e vitit 2020.

Performanca më negative vihet re në të ardhurat e Tatimit mbi Fitimin të cilat kanë rënë me 31% në raport me një vit më parë.

Kjo ka ardhur si pasojë e kufizimeve në lëvizje dhe karantinës ku shumë biznese u mbyllën ose punuan nën kapacitet.

Arkëtimet nga TVSH-ja kanë rënë me 2.5% krahasuar me një vit më parë dhe janë përkatësisht 11.2 miliardë lekë.

Taksat e punës dhe sigurimet shoqërore kanë pësuar një ulje relativisht të lehtë me 2.2% dhe 1%, tregues ky që punësimi ka nisur të “marrë veten.”

Deficiti buxhetor është zgjeruar me 6.2% në raport me vitin e kaluar.

Shpenzimet e personalit, pagesat e interesit dhe shpenzimet kapitale kanë pësuar rritjen me të madhe nga të gjithë zërat e shpenzimeve.

Shpenzimet për paga janë rritur me 4% për shkak të rritjes së pagave në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit,ndërsa shpenzimet për interesa janë rritur me 6%.

Rritja më e lartë, me 63% është ndjerë në shpenzimet kapitale, në raport me janarin e vitit të kaluar për shkak të procesit të rindërtimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë