Sociale

Ulen infektimet, por rritet numri i vdekjeve/ 6 humbje jete dhe 187 raste të reja me COVID19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 2,102 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 187 qytetarë.

Janë 7,980 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Fieri 65 vjeçe, një qytetar nga Vlora 80 vjeç, një qytetar nga Berati 80 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 80-82 vjeç, një qytetare nga Durrësi 81 vjeç.

Ndërkohë, janë shëruar 974 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë