Sociale

Ulen infektimet nga Covid dhe rriten viktimat/Pozitiviteti 11.9%

Gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë regjistruar 5 viktima nga Covid-19 dhe 172 të infektuar.

Numri i të infektuarëve është më i vogël se 24 orë më parë për shkak të uljes së numrit të testimeve. Ndërkohë, viktimat janë më shumë se një ditë më parë kur u regjistruan 4.

Nga 1.440 testime, pozitiviteti rezulton 11.9%.

Situata në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 1,440 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 172 qytetarë, në këto bashki:
78 në Tiranë, 16 në Berat, 11 në Vlorë, 10 në Fier, 6 në Durrës, Gjirokastër, 4 në Kamëz, Lushnje, 3 në Lezhë, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 2 në Mirditë, Kavajë, Patos, Selenicë, Sarandë, Tepelenë, 1 në Kukës, Has, Krujë, Dibër, Delvinë, Skrapar, Gramsh.
Janë 6,359 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 81 vjeç nga Berati, tre qytetarë nga Tirana 85-91 vjeç, një 90 vjeçar nga Lushnja..
Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,428 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 172
Të shëruar në 24 orë 190
Të shtruar në spitale 145
Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 1,440

Testime totale 1,406,517
Raste pozitive 201,902
Raste të shëruara 192,428
Raste Aktive 6,359
Humbje jete 3,115

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3167
Fier 662
Gjirokastër 542
Shkodër 441
Durrës 340
Berat 339
Elbasan 274
Vlorë 213
Lezhë 161
Korçë 106
Dibër 68
Kukës 46


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë