Numri i rasteve të reja me COVID në 24 orët e fundit ka pësuar një ulje në krahasim me një ditë më parë. Nga 3.667 testime të kryera në total, kanë rezultuar pozitivë 789 qytetarë, por duhet theksuar se një ditë më parë, numri i testimeve ishte më i lartë, 5.367, ku dolën pozitivë 1.658 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 7 humbje jetë (një më pak se të dielën, 8 viktima), konkretisht 5 qytetarë nga Tirana të moshave 59-83 vjeç, një qytetare nga Fieri 78 vjeçe, një qytetar nga Kamza 79 vjeç.
Janë 24,081 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 222,508 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 465 në Tiranë, nga 32 qytetarë në Durrës, Lushnje, 30 në Gjirokastër, 22 në Vlorë, 20 në Sarandë, 19 në Krujë, 13 në Lezhë, 12 në Elbasan, nga 10 qytetarë në Korçë, Kavajë, 9 në Vorë, 8 në Devoll, nga 7 qytetarë në Tepelenë, Mallakastër, Fier, Kurbin, nga 6 qytetarë në Tropojë, Delvinë, Peqin, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Kukës, Mirditë, Berat, nga 3 qytetarë në Dimal, Përmet, Patos, Kamëz, Shijak, Has, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Dibër, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Roskovec, Pukë, Shkodër.
Statistika (24 Janar 2022)
Raste të reja ditore 789
Të shëruar në 24 orë 1824
Të shtruar në spitale 129
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3667
Testime totale 1,630,245
Raste pozitive 248,859
Raste të shëruara 222,508
Raste Aktive 23,039
Humbje jete 3,312
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10505
Fier 1855
Shkodër 1714
Elbasan 1638
Durrës 1456
Vlorë 1411
Gjirokastër 1179
Berat 946
Korçë 941
Lezhë 868
Kukës 285
Dibër 241
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.