Sociale

Ulen infektimet  dhe shtrimet/ MSh: Dy humbje jete dhe 173 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Gjatë ditëve të fundit rastet e infektimeve janë ulur ndjeshëm. Të enjten janë raportuar dy vdekje dhe 173 raste të reja me Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë.
Humbjet e jetës janë dy qytetarë nga Tirana të moshave 71-79 vjeç. Gjithashtu, janë kryer 2443 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 173 qytetarë, në këto bashki:
75 qytetarë në Tiranë, nga 13 qytetarë në Fier, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 9 në Durrës, nga 6 qytetarë në Vlorë, Berat, 4 në Rrogozhinë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Elbasan, Skrapar, Maliq, Mallakastër, Lushnje, Patos, Kamëz, Kukës, Shkodër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Lezhë, Dibër, Roskovec, Divjakë, Himarë, Delvinë, Konispol, Memaliaj,
"Janë 3159 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 66 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.Janë shëruar 408 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,695 që nga fillimi i epidemisë,"thuhet më tej në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               923
Fier                   492
Elbasan             360
Vlorë                262
Lezhë               245
Berat                224
Kukës               147
Durrës              143
Gjirokastër      137
Shkodër           128
Korçë               72
Dibër                 26


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë