Numri i infektimeve në 24 orët e fundit ka pësuar një rënie, ku raportohet për 1.341 raste të reja me koronavorus nga 5.43 testime të kryera gjithsej. Ministria e Shëndetësisë thotë se kanë humbur jetën 3 qytetarë dhe janë shëruar 2.163 të tjerë.
Sa i takon humbjeve të jetës, bëhet fjalë për një qytetare nga Berati 68 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 73 vjeç, një qytetar nga Tirana 90 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 2163 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 232,356 që nga fillimi i epidemisë. Janë 21,389 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Kanë rezultuar pozitivë me COVID 19, 1.341 qytetarë, në këto bashki: 563 në Tiranë, 79 në Vlorë, 58 në Durrës, 53 në Shkodër, 46 në Lushnje, 45 në Fier, 37 në Elbasan, 34 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, nga 27 qytetarë në Kamëz, Krujë, nga 24 qytetarë në Korçë, Berat, nga 19 qytetarë në Kuçovë, Lezhë, Vorë, 18 në Pogradec, 15 në Gramsh, nga 14 qytetarë në Kavajë, Patos, nga 12 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Skrapar, 11 në Mirditë, 10 në Tepelenë, nga 9 qytetarë në Vau i Dejës, Peqin, nga 7 qytetarë në Kukës, Memaliaj, nga 6 qytetarë në Dimal, Selenicë, Divjakë, Tropojë, nga 5 qytetarë në Has, Devoll, Poliçan, nga 4 qytetarë në Këlcyrë, Libohovë, Delvinë, Himarë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Dibër, Kolonjë, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Maliq, Përmet, Dropull, Shijak, Fushë Arrëz, Pukë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Mat, Roskovec, Konispol, Finiq, Cerrik, Belsh.
Statistika (29 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1341
Të shëruar në 24 orë 2163
Të shtruar në spitale 145
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 5043
Testime totale 1,659,417
Raste pozitive 257,082
Raste të shëruara 232,356
Raste Aktive 21,389
Humbje jete 3,337
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9669
Fier 1868
Shkodër 1765
Vlorë 1488
Elbasan 1286
Gjirokastër 1124
Durrës 1101
Korçë 870
Berat 886
Lezhë 815
Kukës 305
Dibër 212
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.