Gazeta Si – Polonia ka arrestuar një ukrainas të akuzuar për pjesëmarrje në sabotimin e tubacioneve të gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 në vitin 2022. Burri është një zhytës ukrainas i identifikuar si Volodymyr Z. (ose Wladmir S. në dokumentet gjermane).
Sipas Gjermanisë, e cila po heton sabotimin dhe lëshoi një urdhër arresti për të një vit më parë, ai vendosi ngarkesat shpërthyese që dëmtuan tubacionet.
Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 ishin dy tubacione nënujore gazi të përdorura nga kompania kryesore e energjisë ruse, “Gazprom”, për të transportuar gaz nga Rusia në Gjermani nën Detin Baltik (por Nord Stream 2 nuk hyri kurrë në funksion).
Më 26 shtator 2022, disa muaj pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ato u dëmtuan nga dy shpërthime. Hetimi përcaktoi se ishte sabotim, i cili në fakt dëmtoi një nga infrastrukturat kryesore që i lejonte Rusisë të eksportonte gaz në Bashkimin Evropian: askush nuk e ka marrë kurrë përgjegjësinë.
Disa vende hetuan shpërthimet, por Gjermania ishte i vetmi vend që lëshoi urdhër-arreste për disa individë të dyshuar si përgjegjës.
Sipas autoriteteve gjermane, Wladimir S. vendosi fizikisht ngarkesat shpërthyese që më pas dëmtuan tubacionet e gazit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



