Gazeta Si – Ukraina paralajmëroi SHBA-në të mërkurën se ushtria ruse po përgatit një përparim të madh ushtarak në vitin 2026 që do të përfshijë ndërtimin e një barriere për të bllokuar aksesin e Ukrainës në Detin e Zi, tha një zyrtar i lartë ukrainas.
Gjatë vizitës në Uashington, Zëvendës Shefi i Shtabit, Pavlo Palisa detajoi përfundimet e inteligjencës ushtarake ukrainase.
Moska planifikon të pushtojë rajonet jugore të Odesës dhe Mykolaiv për të “prerë aksesin e Ukrainës në Detin e Zi”, tha ai.
One striking claim at a briefing given by Yermak and other Ukrainian officials to journalists this evening:
— Gram Slattery (@G_Slattery) June 4, 2025
Per Ukrainian military intelligence, Russia’s goal is to capture part of Kyiv by end-2026 pic.twitter.com/RqK1K33ZiF
Rusia dëshiron të marrë kontrollin e plotë të rajoneve të pushtuara lindore të Donetskut dhe Luhanskut deri në fund të shtatorit, shtoi Palisa.
Deri në fund të vitit, Rusia dëshiron të krijojë një zonë tampon. “Ata madje kanë plane për vitin 2026. Plani për vitin e ardhshëm është të pushtojnë të gjithë pjesën e Ukrainës që shtrihet në bregun e majtë të Dnjeprit.
Lumi Dnjepër rrjedh nëpër kryeqytetin Kiev dhe në Detin e Zi, duke e ndarë vendin në dy pjesë. Deti i Zi është një zonë thelbësore për Kievin, si ekonomikisht ashtu edhe ushtarakisht.
Është gjithashtu një rrugë e rëndësishme për transportin e grurit në jug. “Për fat të keq, ata (rusët, red.) nuk po flasin për paqe. Ata po përgatiten për luftë”, tha Palisa.
Të hënën, një takim i dytë midis përfaqësuesve të Rusisë dhe Ukrainës dështoi përsëri të prodhonte një armëpushim, duke bërë që Ukraina t’i kërkonte SHBA-së të rriste presionin mbi Rusinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.