Futboll

Ukraina mbyll zyrtarisht kampionatin, nuk ka titull kampion për këtë sezon

Gazeta Si – Kampionati ukrainas është mbyllur zyrtarisht. Ndeshjet ishin pezulluar që më 24 shkurt për shkak të pushtimit të vendit nga Rusia. Liga e futbollit në Ukrainë u ka komunikuar të gjitha skuadrave të nivelit elitar se sezoni 2021/2022 është i mbyllur.

Klasifikim përfundimtar mbetet ai që ishte para ndërprerjes, me Shakhtar Donjetskun kryesues, 2 pikë para Dinamos së Kievit. Megjithatë, për këtë sezon nuk do të njihet asnjë ekip kampion, titulli nuk do të jepet.

Nga nje ndeshjes mes Shakhtarit dhe Dinamo Kiev. Gazeta Si, 27 prill 2022

Renditja duhet për përcaktimin e skuadrave për sezonin e ardhshëm të Kupave të Europës. Shakhtari dhe Dinamo Kiev do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve, edhe pse në këto kohë është e vështirë të mendosh për të ardhmen për shkak të luftimeve që kanë shkaktuar viktima.

“Të gjitha skuadrat e Premier Ligës ukrainase kanë pranuar propozimin për mbylljen e sezonit 2021/2022. Kampionati nuk mund të përfundojë për shkak të luftës. Klasifikimi i 24 shkurtit 2022 do të mbetet në fuqi për këtë sezon, ku nuk do të jepet titulli kampion”, – shkruhet në komunikatën zyrtyre të ligës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë