Ushqim

Ukraina ka një kuzhinë të larmishme që është e gjitha e saja

Tortellini, spring rolls, empanadat: pothuajse çdo kuzhinë në botë ka një recetë në të cilën mishi ose perimet mbështillen në brumë për t’u gatuar. Versioni i Ukrainës është vareniki.

Brumi, si ai i makaronave italiane, është një përzierje e miellit dhe vezëve. Zgjedhjet e mbushjes janë të pakufishme, por pak mund të krahasohen me shijen e lakrës së gatuar për një orë me qepë dhe proshutë. Koha e zgjatur e gatimit nxjerr në pah ëmbëlsinë natyrale të qepës dhe i jep lakrës një shije që balancohet në mënyrë të përkryer me shijen e proshutës. Vareniki është pjatë kryesore, me turshi anash, sallatë pikante dhe panxhar.

Kuzhina ukrainase nuk është aspak e thjeshtë pasi disa nga teknikat e saj janë thellësisht të sofistikuara. Toka chernozem (toka e zezë) e Ukrainës është jashtëzakonisht pjellore, duke prodhuar fruta, perime dhe drithëra të shijshme për të cilat kuzhinierët e mençur mundohen të bëjnë sa më pak ndërhyrje të jetë e mundur që ti lënë shijet e tyre natyrale të shkëlqejnë.

Bimët dhe kulturat e motit të ngrohtë si domatet, patëllxhanët dhe kungujt lulëzojnë në jug, siç bëjnë kërpudhat dhe manaferrat e egra në veriun më të ftohtë. Ukrainasit që jetojnë larg bregut të Detit të Zi përdorin peshkun e lumit me shije të fortë, shpesh duke e gatuar me shije po aq të forta si ato të domateve dhe sheqerit; banorët e qytetit port të Odessas, padiskutim një nga vendet më magjepsëse në botë preferojnë sardelet me vaj. Përkundër disa pretendimeve ruse për të, borscht (një supë dimërore, e bërë shpesh me shije të thartë dhe e mbushur me salcë kosi. Zakonisht bëhet duke kombinuar lëngun e mishit ose kockave me perime të skuqura ose të ziera. Përbërësit e njohur mund të përfshijnë lakër, karrota, qepë, patate dhe/ose domate. Ndonjëherë bëhet pure, ndonjëherë jo) është fillimisht ukrainase, e bazuar në perime të kultivuara në shtëpi.

Në librin e saj “Summer Kitchens”, Olia Hercules, një shkrimtare ukrainase që tani jeton në Londër, citon një mikeshë: “Gjyshja ime lindi në Çekosllovaki, u martua në Hungari dhe vdiq në Ukrainën Sovjetike”.

Historia dhe gjeografia u ka sjellë shumë vuajtje ukrainasve; vuajtje që tragjikisht vazhdojnë ende t’i heqin. Rezultati i kësaj është edhe një kuzhinë e larmishme, unike. Ka lloje pjatash që ngjajnë me pjatat tradicionale hungareze apo dhe ruse.

Varenikit ngjajnë me pelmenët rusë. Një përgjigje është se të dy zierjet janë me erëza të ndryshme dhe vareniki bëhen në forma gjysmë hëne, ndërsa pelmeni zakonisht është i rrumbullakët.

Pelmeni rus

Një përgjigje është se ushqimet, si vendet, mund të jenë të ngjashme dhe të ndërthurura, por gjithsesi mbeten të dallueshme nga njëra-tjetra.

“Fqinjët gjithmonë pasurojnë njëri-tjetrin nga ana kulturore”, vuri në dukje presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në prag të luftës. “Por kjo nuk i bën ata një tërësi të vetme”. Vareniki janë vareniki, dhe jo pelmeni, ashtu si Ukraina është Ukraina.

Burimi: The Economist. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë