Nga Gazeta 'Si'-Sllovakia u mund sot nga Ukraina në Dyseldorf me shifrat përfundimtare 1-2, takim i vlefshëm për Grupin E të Kampionatit Europian 2024.
Golin e parë të takimit e shënuan sllovakët me anë të Shranz në minutën e 18-të lojës duke marrë avantazhin, që do ta ruanin deri në fundin e pjesës së parë. Në të dytën Ukraina kishte një ritëm tjetër, dhe në fillim arritën të shënonin në minutën e 54-t me anë të Shaparenkos për të kthyer baraspeshën.
Më pas në të 80-tën minutë, heroi i ndeshjes do të ishte Jarençuk ai që do të shënonte dhe të dytin për t’i dhënë fitoren Ukrainës.
Me këtë rezultat, Ukraina ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 3 pikë, ndërsa Sllovakia bie në të tretin me po aq pikë. Takimin e radhës ukrainasit do ta kenë kundër Belgjikës, ndërsa sllovakët kundër Rumanisë. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen me datë 26 qershor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.