Gazeta Si – Të paktën 500 fëmijë janë vrarë në Ukrainë nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit dhe gati 1,100 janë plagosur, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit në Telegram, sipas agjencisë së lajmeve, “Ukrinform”.
Më shumë se 1,597 fëmijë në Ukrainë kanë vuajtur nga agresioni i armatosur në shkallë të gjerë nga Federata Ruse.
Deri në mëngjesin e 13 gushtit 2023, sipas informacioneve zyrtare të siguruara nga prokurorët për të mitur, janë vrarë 500 fëmijë dhe janë plagosur mbi 1097”. Shumica e fëmijëve u prekën në rajonin e Donjeckut, thuhet në deklaratë.
Nga ana tjetër, të paktën 30 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit: të paktën sipas “Mediazona”, një media e pavarur ruse, e cila duke punuar në bashkëpunim me BBC Russia dhe një ekip vullnetarësh, vazhdon të mbledhë të dhëna për ushtarët rusë të vdekur, duke identifikuar përmes “mesazheve të të afërmve, lajmeve në mediat rajonale dhe raporteve nga autoritetet lokale”.
Sipas numërimit të saj të fundit, 30,003 ushtarë rusë janë vrarë në luftime dhe janë identifikuar me emër që nga fillimi i luftës, por “Mediazona” dëshiron të specifikojë se shifra e përgjithshme është ndoshta shumë më e lartë.
Një hetim mbi të dhënat nga “Mediazona” dhe sajti “Meduza”, një tjetër media e pavarur ruse, vlerësoi se deri në fund të majit, lufta me Ukrainën kishte marrë jetën e 47,000 rusë nën moshën 50 vjeç. Që nga përditësimi i fundit më 28 korrik, “Mediazona” numëron një tjetër shifër, 1.351 të vdekur në dy javë dhe vuri në dukje vdekjen e katër oficerëve të tjerë rusë të rangut të nënkolonelit ose më të lartë, duke e çuar numrin total të vdekjeve midis oficerëve të rangut të lartë në 284.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



