Lojëra me Dore

Uimbëlldoni, tre iniciativa donacionesh për të bërë ‘paqe’ me Ukrainën

Gazeta Si – Me iniciativë të presidentit të ‘All England Club’, Ian Hewitt, një stërlinë i shkon fondit për Ukrainën për çdo biletë të shitur. Ftesa e 1000 refugjatëve ukrainas, duke mbuluar gjithë shpenzimet është një iniciativë tjetër. Po ashtu, sportistëve ukrainas u mbulohen të gjitha kostot e hotelit për gjithë turneun.

Nga nje ndeshje ne Uimbelldon. Gazeta Si, 29 prill 2023

Uimbëlldoni provon të bëjë ‘paqe’ me Ukrainën, pasi i hapi rrugën pjesëmarrjes së sportistëve rusë dhe bjellorusë për Championships 2023. Kjo zgjedhje nuk u prit mirë nga Zelenski dhe ukrainasit, me tenistët të zemëruar, nga Svitolina te Kostiuk. Tani turneu londinez bën hapa përpara drejt ukrainasve, duke marrë masa që duken si kompensim.

Janë masa konkrete gjithsesi. Bëhet fjalë për 500 mijë stërlina si donacion, shpenzime transporti, bileta, ushqim dhe akomodim për lojtarët dhe lojtaret nga Ukraina.

“Shumë sportistë rusë dhe bjellorusë kanë firmosur deklaratat e kërkuara për të luajtur në Uimbëlldon. Kemi dëgjuar ‘feedback’-un e tyre pas përjashtimit të vitit të kaluar. E kanë kuptuar shumë mirë atë që po firmosnin”, – ka thënë presidenti Ian Hewitt në konferencën e zakonshme të shtypit të pranverës.

Ian Hewitt, presidenti i Uimbelldonit. Gazeta Si, 29 prill 2023

Pranimi i sportistëve rusë dhe bjellorusë në tabelë është bërë si në turnetë e tjerë të tenisit, pa flamur pranë emrit. Lojtarët dhe lojtaret duhet të nënshkruajnë një akord, në bazë të të cilit ata imnpenjiohen të garojnë si sportistë neutralë, si dhe të mos bëjnë deklarata mbështesëse ndaj luftës dhe as qeverive ruse dhe bjelloruse, dhe të mos marrin fonde nga këto dy shtete, apo kompani të tyre.

“Kemi formuluar një letër me deklaratat në bazë të linjës së qeverisë, duke punuar me Atp, Wta, Itf dhe partnerët tanë”, – ka shpjeguar ceo i ‘All England Club’, Sally Bolton. “Vendimi për të kaluar nga përjashtimi total i sportistëve rusë dhe bjellorusë te pranimi me kusht, – ka thënë Hewitt, – është vendosur pas një analize të kujdesshme dhe të thellë.

Një muaj më parë, kur e bëmë të ditur vendimin, kemi shpjeguar faktorët që ndikuan në zgjedhjen tonë. Besojmë se kemi marrë në konsideratë të gjithë elementët dhe kjo është më e mira”.

Tenistja ukrainase, Elina Svitolina. Gazeta Si, 29 prill 2023

Përveç deklaratave në princip, Hewitt ka treguar edhe tre iniciativa për mbështetje konkrete ndaj popullit ukrainas. “Në bashëkpunim me Lta, do t’i dhurojmë një stërlinë fondit për Ukrainën për çdo biletë të shitur këtë vit. Kjo do të thotë një donacion prej më shumë se gjysmë milioni stërlinash.

Lta do të punojë me këshillat e Merton e Wandsëorth dhe kryqin e kuq për të ftuar 1000 refugjatë ukrainas në Uilmbëlldon, duke mbuluar shpenzimet e transportit, biletave dhe ushqimit. Lojtarëve dhe lojtareve që do të vijnë nga Ukraina për të luajtur në kualifikuese dhe në tabelë, Lta do t’u mbulojë kostot e akomodimit për gjithë turneun në bar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë