Gazeta Si – Nuk ka mrekulli për Serena Uilliams në Uimbëlldon. Tenistja amerikane, e cila rikthehej pas një viti, është mundur nga francezja Tan, me rezultatin 7-5, 1-6 dhe 7-6.
Uilliams i ka dhënë kështu menjëherë lamtumirën turneut britanik. Ajo luftoi dhe besoi për më shumë se 3 orë, por u eliminua nga numri 115 WTA, Harmoni Tan.
A truly phenomenal effort after a year out of action 👏#Wimbledon #CentreCourt100 pic.twitter.com/IHBiNQsOAR
— Wimbledon (@Wimbledon) June 29, 2022
Amerikanja pati vështirësi fizike në fillim të ndeshjes. E humbi setin e parë 7-5 dhe dominoi të dytin 6-1. Uilliams kaloi përpara në të tretin, falë shërbimeve, por e ndali vrapin te 5-4.
Në fund Serena shpëtoi një ‘match point’ te 5-6 dhe në ‘tie break’-un vendimtar shkoi përpara 4-0, më pas bëri disa gabime dhe u dorëzua. Ëndrra e rikthimit të Uilliams u ndal në turin e parë, pasi e pa fitoren vetëm 2 pikë larg.
Janë kualifikuar favoritet kryesore te femrat, duke filluar nga numri 1 Iga Shviatek. Polakja mundi kroaten Fet 6-0 dhe 6-3. Në anën tjetër të tabelës, debutim me sukses për Sakari, që mundi 6-1 dhe 6-4 Hives. Gauf vuajti për të eliminuar Ruse, 2-6, 6-3 dhe 7-5.

Një nisje e mirë, edhe pse me ndonjë sforco, për Rafael Nadal. Spanjolli humbi një set, por kaloi turin kundër argjentinasit Francisko Çerundolo, 6-4, 6-3, 3-6 dhe 6-4. Ndeshja zgjati 3 orë e 36 minuta.
Detyra për fituesin e Australian Open dhe Roland Garros të këtij viti u duke e lehtë. Ai fitoi dy setet e para, por argjentinasi reagoi dhe fitoi setin e tretë. Kaloi përpara në të katërtin 4-2, por Nadal largoi rrezikun dhe e mbylli 6-4 . Në turin tjetër do të sfidojë Berankis.
Iu deshën 3 orë e 34 minuta edhe numrit 5 në botë, Stefanos Tsitsipas, për të mundur numrin 188, Ritschard, 7-6, 6-3, 5-7 dhe 6-4. Ka avancuar Nik Kirgios, që mundi pas 5 setesh britanikun Jubb 3-6, 6-1, 7-5 dhe 6-7.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



