Lojëra me Dore

Uimbëlldon/ Gjokoviç dhe Alkaraz hasin vështirësi, Mërrei në formë

Gazeta Si – Kanë fituar të gjithë ‘të mëdhenjtë’ në ditën e parë në Uimbëlldon, që u shoqërua nga shiu. Novak Gjokoviç kaloi me pak vështirësi koreanin Kuon, pas 4 setesh (6-3, 3-6, 6-3 dhe 6-4). Parashikohej një fitore më e lehtë për serbin.

Gjokoviç gjate ndeshjes. Gazeta Si, 28 qershor 2022

Më shumë vuajti Karlos Alkaraz, të cilit iu deshën 5 sete që të mposhtte gjermanin Struf. Ndeshja përfundoi 4-6, 7-5, 4-6, 7-6 dhe 6-4 për spanjollin, që duhej të gjejë ritmin në fushën me bar.

Në një formë të mirë u duk idhulli i shtëpisë në Uimbëlldon, Andi Mërrei, që mundi 4-6, 6-3, 6-2 dhe 6-4 Dakuorth. Anglezi synon të tregojë formën e kohëve më të mira dhe është shfaqur si një luftëtar i fortë.

Surpriza e vetme ishte eliminimi i gjysmëfinalistit të vitit të kaluar, Hurkacz. Ai u mund pas një maratone rokamboleske nga Davidovich-Fokina. Spanjolli triumfoi 7-6, 6-4, 5-7, 2-6 dhe 7-6.

Te femrat, beniaminia e shtëpisë, Ema Radukanu, mundi në dy sete nga 6-4 Kenepin. Të lehtë e pati kualifikimin edhe tuniziania Ons Jabeur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë