Numri 1 në botë i tenisit të femrave, Ashlei Barti, ka mundur në finalen e turneut anglez çeken Pliskova me rezultatin 6-3, 6-7, 6-3, duke bërë që titulli të kthehet në Australi pas plot 41 vitesh. Ishte një ndeshje shumë e luftuar në turneun e luajtur në bar dhe me shumë emocione.
Ashlei Barti ka triumfuar në finalen e Uimbëlldonit, duke luajtur një tenis më të mirë se Karolina Pliskova. Barti fitoi setin e parë me rezultatin 6-3, ndërsa seti i dytë ishte shumë i ekulilibruar dhe u fitua nga tenistja çeke 6-7. Seti i tretë u dominua sërish nga numro 1 në botë, që e mbylli atë 6-3, duke fituar krejt ndeshjen.

Australiania është e para që arrin të bëjë të vetin trofeun e Championships 41 vjet pas Evon Gulagong; e treta në historinë e turneut bashkë me Margaret Kurt Smith.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




