Motosport

Uilliams dhe Alpha Tauri surprizat e mundshme, hierarkitë janë të blinduara në F.1

Gazeta Si – Albon dhe Sargeant shpresojnë. Skuadra që zuri vendin e fundit në klasifikimin e Botërorit 2022 për konstruktorët, Uilliams, ishte ajo që fitoi më shumë kohë në testet e Sakhirit javën e kaluar në krahasim me 12 muaj më parë. Më shumë se 2 sekonda janë një hap i madh, që shton shpresat për një Botëror më afër konkurrencës direkte.

Kjo situatë në fakt vetëm sa përzjen ‘kartat’ në prag të Çmimit të Madh të Bahrainit, duke mos vënë në diskutim shkallën e vlerave, që – përtej surprizës tjetër Alpha Tauri – duket e konfirmuar në një farë mënyre, sidomos në pjesën më të lartë.

Me skuadrave kryesore, më mirë në krahasim me testet e 2022-shit ishte Mercedesi. Një vit më parë ishte dyshimi “porpoising”, fenomeni që preku pak të gjitha skuadrat, por veçanërisht makinat e Hemilton dhe Rasëll.

Makina e re ka fituar 2 sekonda e 95 të mijëtat, e 4-ta në këtë renditje speciale, pas Uilliams (-2.378), Aston Martin (3 të mijëtat) dhe Alfa Romeo Sauber (-2.158). Sfidë e hapur ajo mes Aston Martin dhe Alfa Sauber për vendin e 6-të për konstruktorët.

Duke u kthyer te big-ët, Red Bull-i dhe Ferrari kanë përmirësuar performancën respektivisht me 1 sekondë e 415 të mijëtat dhe 1 sekondë e 381 të mijëtat. Para tyre është Alpha Tauri (-1.741), që duket se premton shumë për 2023-shin, pas një 2022-shi negativ.

Mund të jetë dyshja e çuditshme Tsunoda-De Vries që e bën skuadrën “b” të Red Bull-it të jetë në garë për vendin e 6-të. Për Ferrarin dhe mbi të gjitha Red Bull-in, terreni i paktë i fituar shpjegohet me performancat e nivelit absolut të arritur një vit më parë.

Një malore e fortë duket rruga për MekLaren, Has dhe Alpine. Përmirësimi është shumë i vogël, çka do të thotë se Gasli dhe Okon nuk mund ta bëjnë gjumin të qetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë