Motosport

Uilliams akord me Mercedesin edhe për erën e re të Formula 1, por të ndarë si gjithmonë

Gazeta Si – “Në një zhvillim që tregon vazhdimësinë e një partnershipi suksesi, jemi të lumtur të njoftojmë se Mercedes-Benz do të jetë furnizuesi i ‘Power Unit’ për skuadrën tonë prej sezonit 2026 të Formula 1.

Vendimi për ta zgjatur partnershipin në erën e re të rregullores teknike, që nis në 2026-ën, konsolidon impenjimin për inovacion mes palëve. Ky njoftim tregon një hap domethënës përpara në raportin e gjatë të nisur që nga era hibride në 2014-ën”.

Me këtë komunikatë të skurtër, Uilliams bën të ditur zgjatjen e akordit me Mercedesin, që do të vazhdojë edhe me kalimin në rregulloren e re teknike, në fuqi pas dy vitesh deri në 2030-ën. Akordi i siguron skuadrës së themeluar nga Frenk Uilliams, sot në pronësi të fondit të investimeve ’USA Dorilton Capital’, mundësinë të planifikojë të ardhmen e tij për një kohë të gjatë.

Shumë i mirë Botërori i fundit për Uilliams: vendi i 7-të për kostruktorët, larg Alpine, por përpara të gjithë rivalëve direkt, Alpha Tauri, Alfa Romeo Sauber dhe Has. Një pozicion i përmirësuar në raport me vendin e 10-të të 2022-shit. Edhe këtë vit kjo skuderi beson shumë te dyshja e pilotëve të përbërë nga Aleksander Albon dhe Logan Sargeant.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë