Futboll

Uest Hemi do patjetër Brojën, gati firma me sulmuesin

Gazeta Si – Çelsi kërkon 30 milionë euro për Armando Brojën. Në Itali nuk mund t’ia japin, kurse në Angli po. Napoli duket i dorëzuar për sulmuesin shqiptar. Ai, sipas të gjitha gjasave, do të qëndrojë në Premier Ligë.

Shtypi britanik bën me dije se orët e fundit është Uest Hemi që po shtyn fort për të nënshkruar me Brojën. Klubi londinez e ka vënë në shënjestër atë që pa u mbyllur sezoni, duke parë paraqitjen e mirë dhe golat e shënuar me fanellën e Sauthemptonit.

Armando Broja me fanellën e Southemptonit. Gazeta Si, 21 qershor 2022

Uest Hemi është për momentin më afër shifrës që kërkon Çelsi dhe marrëveshja pritet të mbyllet shpejt. Sulmuesi e kaloi me sukses provën e Premier Ligës dhe drejtuesit e Uest Hemit nuk kanë dyshime për 20-vjeçarin.

Sulmuesi kuqezi ishte një pistë merkatoje edhe për klubet e Serisë A, ku spikatin Napoli dhe Milani, por nuk do të kemi të bëjmë me një transferim të tij në Itali.

Po ashtu, edhe në Angli pati klube të tjera të interesuara për Brojën, si Njukasëlli, Leiçesteri e ndonjë tjetër. Tani Uest Hemi duket se i ka parakaluar të gjithë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë