Duket tashmë e sigurtë që finalja e Champions League 2019-20 do të luhet në Portugali në Lisbonë. Sipas asaj që tregon e përditshmja gjermane Bild, qyteti luzitan, ka mposhtur konkurrencën e Frankfurtit dhe Moskës, pas tërheqjes së Stambollit, selia e zgjedhur prej kohësh për epilogun e kompeticionit më të rëndësishëm europian, ku gjithçka do të zhvillohej me dyer të mbyllura. Vendimi do të zyrtarizohet në mbledhjen e Ekzekutivit Uefa të 17 qershorit të ardhshëm e në të njëjtën kohë do të jepet aprovimi për “final eight”.
Sipas gazetës gjermane, nuk ka më një klub portugez në kompeticion dhe Portugalia është gati të përmbushë kërkesat e UEFA-s edhe për numrin e stadiumeve në dispozicion. UEFA ka ndërmend të rinisë kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube në muajin gusht me katër 1/8 e finaleve që nuk janë luajtur akoma për shkak të ndërprerjes nga koronavirus.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




