Futboll

UEFA zgjedh qytetet dhe datat për Champions dhe Europa League

Tani është zyrtare. Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka miratuar planin për finalizimin e edicionit të ndërprerë të Kupave të Europës. Champions League do të vazhdojë me fazën finale të “tetë ekipeve”, takimet e të cilëve do të zhvillohen të gjitha në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë. Po me këtë format do të luhet dhe Liga e Europës dhe ndeshjet do të zhvillohen në Gjermani. Finalja e Superkupës së Europës për këtë sezon do të luhet në Budapest të Hungarisë.

Përballjet e mbetura në 1/8 e turneut Juventus-Lyon, Barcelona-Napoli, Bayern Mynih-Chelsea dhe Manchester City- Real Madrid, të luhen më 7 dhe 8 gusht. Më pas, mes datës 12 dhe 23 gusht do të luhet ‘Final Eight’ në Lisbonë:  çerekfinalet mes 12 dhe 15 dhe gjysmëfinalet mes 18-19. Finalja më 23 gusht 2020.

Ndërkohë, për finalizimin e Europa League, UEFA ka zgjedhur që Gjermania të jetë vendi pritës i të gjitha sfidave. Edhe për këtë kompeticion do të përdoret formati ‘Final Eight’, kur do të zhvillohet mes 10 dhe 21 gusht në 4 qytete gjermane: Duisburg, Gelsenkirchen, Frankfurt dhe Koln. Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla në ndeshje teke, ndërsa të tjerat do të luajnë vetëm fazën e kthimit të 1/8-ave, në qytetet përkatëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë