Euro 2020

UEFA zgjedh Granit Xhakën si lojtarin më të mirë ndaj Francës

Nuk shënoi gol dhe as gjuajti penallti në fund, por Granit Xhaka, sipas UEFA-s, ishte lojtari më i mirë në fushë i ndeshjes Zvicër-Francë, ku zviceranët arritën një kualifikim historik, duke shkuar në çerekfinale të Europianit dhe duke eliminuar Francën kampione bote.

Xhaka luajti 120 minuta dhe ishte frymëzues i skuadrës së tij. Ai dha pasimin e saktë për Gavranoviç në minutën e fundit të ndeshjes, por jo vetëm kaq. Mesfushori që kërkohet me ngulm nga Mourinjo te Roma, bëri plotësisht rolin e liderit te Zvicra, duke u vlerësuar më shumë se Benzema e Pogba, por edhe se Seferoviç, që shënoi 2 gola.

Xhaka dhe Petkoviç. Gazeta Si, 29 qershor 2021

Xherdan Shaqiri nuk ishte në një ditë të mirë këtë herë dhe u ndërrua në pjesën e dytë. Si zëvendësues u aktivizua shqiptari tjetër, Admir Mehmedi, i cili gjuajti një nga 5 penalltitë e Zvicrës, atë të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë