"Bllokim i shitjes së biletave për ndeshjen Angli-Ukrainë dhe anulim i biletave të shitura deri tani për rezidentët në Mbretërinë e Bashkuar”. Ky është vendimi i UEFA-s pas propozimit të Departamentit të Sigurisë Publike në lidhje me takimin Angli-Ukrainë, që është në program më 3 korrik, në stadiumin “Olimpico” të Romës.
Vendimi është marrë pas emergjencës pandemike në lidhje me pjesëmmarrjen e publikut në eventet sportive. Në fakt, i gjithë qëllimi është që të evitohet futja në Itali e tifozëve anglezë, të cilët duan të ndjekin nga afër ndeshjen e kombëtares së tyre në një moment, kur varianti Delta i Covid-t po shqetëson gjithmonë e më shumë.
Në anën tjetër, tifozët anlgezë kanë bërë të ditur se me Delta, apo pa Delta, ata do të bëjnë gjithçka për të qenë në stadiumin e Romës të shtunën. Një situatë që pritet të krijojë jo pak probleme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.