Futboll

UEFA rrëzon kërkesën e skocezëve për himnin britanik para ndeshjes

Gazeta Si – Gllasgou Rejnxhërs-Napoli duhej të luhej të martën sipas programit të Ligës së Kampionëve, por u shty me një ditë për shkak të zisë për vdekjen e mbretëreshës Elisabeth.

Klubi skocez në fakt ka pasur edhe kërkesa të tjera, siç është ekzekutimi i himnit britanik para ndeshjes me Napolin. Por UEFA, sipas asaj që bën me dije ‘Daily Mail’, e ka hedhur poshtë këtë kërkesë të Gllasgou Rejnxhërs.

Foto ilustruese. Logoja e UEFA-s. Gazeta Si, 14 shtator 2022

Në anën tjetër, institucioni që drejton futbollin europian ka dhënë lejen për shiritin e zi në krah, për nder të mbretëreshës Elisabeth. Po ashtu, është miratuar edhe kërkesa për të mos ekzekutuar himnin e Ligës së Kampionëve për këtë ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë