Futboll

UEFA përcaktoi shortin e turit të 3 – një skuadër shqiptare do të prekë fazën e grupeve

Skuadrat kampione të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut njohën sot kundërshtaret e raundit të 3 kualifikues. Nëse kalon danezët e F.C. Copenhagen, Drita do të ndeshet me fituesit e çiftit FC RFS (LVA)/Malmö FF (SWE). Ndërsa Shkëndija duhet të kalojë fillimisht rumunët e FCSB për tu ndeshur më pas me fituesit e çiftit Shelbourne FC (IRL)/Qarabağ FK (AZE).

Në rast të një eleminimi të mundshëm, klubet shqiptare do të zbresin në turin e 3 kualifikues të Europa League. Fituesit do të kalojnë në Play0ff-in e kompeticionit, ku në rast fitoreje do të luajnë në grupet e Europa League, në rast humbjeje në grupet e Conference League. Në këtë mënyrë, pas Skënderbeut dhe Ballkanit, njëra mes Dritës dhe Shkëndijës, do të bëhet skuadra e 3 shqiptare në grupet e Kupave të Evropës.

Ndërkohë turi i 3 kualifikues në Conference League ka njohur skuadrat e tjera shqiptare me kundërshtarët përkatës. Bie në sy një short i vështirë për Vllazninë dhe Dinamo City-n, të cilat nëse kualifikohen, do të luajnë me Brondby-n dhe Hajdukun e Splitit, që në pritet të kenë probleme në rrugën e tyre. Ndërkohë Decic, në rast kualifikimi do të luajë me skocezët e Dundee United.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë