Futboll

UEFA njeh Sllovakinë si kampione të Evropës

Nga Gazeta Si – Kombëtarja e Slovakisë si një shtet i pavarur ka një histori më shumë se 30 vjecare.

Gjatë kësaj kohe ajo ka luajtur në 3 kampione evropianë dhe më në fund UEFA vendosi ta njohë si skuadër që ka fituar një titull evropian.

Gjithcka pas triumfit të Cekosllovakisë në edicionin e vitit 1976.

Vendi atëherë kishte një Kombëtare e cila u nda në dy skuadra në vitin 1993.

Cekia dhe Slovakia tani kanë kombëtaret përkatëse. Deri pak ditë më parë, si Kampione e Evropës njihej vetëm Cekia, por UEFA më në fund pranoi se futbollistët sllovakë ishin bërthama e asaj skuadre.

Sllovakia në ditët e sotme

Në Finale ishin 8 prej tyre dhe traineri Václav Ježek u asistua nga kolegu  sllovak, Jozef Vengloš.

Ndaj formalisht UEFA zyrtarizoi Sllovakinë si një skuadër Kampione e Evropës.

Një vendim që pritet të krijojë një precedent për të tjerë kampionë.

Gjeorgjia mund të të pretendojnë të njëjtin sukses për “Euro 1960”.

Në atë kohë Bashkimi Sovjetik u ndesh në Finale me Jugosllavinë dhe 4 lojtarë ishin gjeorgjianë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë