Gazeta Si – Milani dhe Interi luajnë sot derbin e parë gjysmëfinal të Kupës së Italisë, por nga UEFA ka ardhur një lajm i keq për këto dy klube dhe shumë të tjerë sa i takon ‘fair-play’-it financiar, që me sa duket, nuk është respektuar.
Ishte një moment qetësie i ‘fair-play’-it financiar, që nuk është zhdukur, por do të ndryshojë. Rregullat e reja do të publikohen brenda muajit maj dhe pritet të hyjnë në fuqi nga sezoni 2024-25, por deri atëherë UEFA ka bërë një kontroll mbi klubet europiane, të goditur edhe nga Covid-i. Rezultati? Rreth 30 klube nuk i kanë respektuar parametrat e vendisur nga Nioni.
Mes këtyre klubeve jaën edhe Interi, Milani dhe Roma, që kanë marrë një letër parapajmëruese nga UEFA në lidhje me këtë çështje. Me shumë mundësi, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Juventusin.

UEFA, në 2020-ën, ka përshtatur parametrat e monitorimit për klubet dhe trevjeçari për respektimin e kuotës deri në 30 milionë humbje në total, u bë katërvjeçar. Kështu klubet mund të zbusin humbjet, por duket se nuk ka mjaftuar. Në bilancin e fundit të Interit rezultojnë 245 milionë humbje. Para këtij bilanci parametrat ishin respektuar dhe klubi i Zhang i ka dhënë UEFA-s shpjegimet përkatëse.
Më 14 shkurt ka nisur një procedim nga UEFA dhe seanca e parë do të jetë në mes të marsit për Interin dhe në fund të muajit për Milanin. Çfarë do të ndodhë? Klubet italiane shpresojnë të tolerohen disi në periudhën e tranzicionit deri te rregullat e reja. Nuk priten sanskione, duke qenë se bëhet fjalë për një numër të madh klubesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




