Gjermania do të organizojë fazën Finale të “2024/25 UEFA Nations League” nga 4 deri në 8 Qershor 2025. Dhjetorin e kaluar, Komiteti Ekzekutiv në UEFA vendosi se fituesja e çiftit Itali-Gjermani do të ishte mikpritësja e finaleve. Pas fitores së Gjermanisë ndaj Italisë, tani është zyrtare që faza Finale do të zhvillohet në Mynih dhe Shtutgart. Gjithashtu për të parën herë në edicionin e katërt të këtij kompeticioni, dy vendet e para të çdo grupi në Ligën A luajtën me sistem vajtje ardhje në ¼ finale, nga ku u përcaktuan 4 skuadrat që do të vazhdojnë rrugën për trofeun e UEFA Nations League.

Franca, Portugalia dhe Spanja do të bashkohen me vendasit në BIG4 ku do të tentojnë të arrijnë suksesin e dytë në histori, ndërsa Gjermania nuk ka fituar asnjë trofe të UEFA Nations League. Spanja është e vetmja skuadër ka shkuar dy herë në Finale. Sa ju përket ndeshjeve Playoff, Serbia (3-1 vs Austrisë) dhe Belgjika (3-0 vs Ukrainës) ruajtën qëndrimin në Ligën A ku u kualifikuan Turqia (6-1 vs Hungarisë) dhe Greqia (3-1 vs SKocisë). Ndërkohë Gjeorgjia (9-1 vs Armenisë) dhe Sllovenia (1-0 vs Sllovakisë) ruajtën qëndrimin në Ligën B ku u kualifikuan Kosova (5-2 vs Islandës) dhe Islanda (4-2 vs Bullgarisë). Kompeticioni do të vazhdojë sipas këtij kalendari:

Ndeshjet ½ finalet
Gjermani vs Portugali – 4 Qershor 20:45 CET, “Munich Football Arena”
Spanjë vs Francë – 5 Qershor 20:45 CET, “Stuttgart Arena”
Finalja e vogël
Humbëset e ½ finaleve në 8 Qershor 15:00 CET, “Stuttgart Arena”
Finalja e madhe
Fitueset e e ½ finaleve në 8 Qershor 20:45 CET, “Munich Football Arena”

Fitueset e UEFA Nations League
2019: Portugali 1-0 Holandë (Porto)
2021: Francë 2-1 Spanjë (Milano)
2023: Kroacia 0-0 Spanjë (Spanja fitoi 5-4 me penallti në Rotterdam)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.