Futboll

‘UEFA Nations League’ – Derbi iberik për titullin e dytë

Portugalia dhe Spanja do të përballen në Finalen e “UEFA Nations League” në Mynih pas kualifikimit nga ½ finalet respektive. Portugalia (2019) dhe Spanja (2023) kërkojnë skeptrin e Kombëtares së parë që e fiton kompeticionin dy herë.

Portugalia – fituesja e edicionit të parë
05/09/24: Portugali 2-1 Kroaci
08/09/24: Portugali 2-1 Skoci
12/10/24: Poloni 1-3 Portugali
15/10/24: Skoci 0-0 Portugali
15/11/24: Portugali 5-1 Poloni
18/11/24: Kroaci 1-1 Portugali
20/03/25: Danimarkë 1-0 Portugali
23/03/25: Portugali 5-2 Danimarkë
04/06/25: Gjermania 1-2 Portugali

Lojtari kryesor: Bruno Fernandes
Talenti më i madh: Vitinha
A e dini se?
Ndaj Danimarkës në ¼ finale, Ronaldo u bë lojtari i vetëm në moshën 40 vjecare që shënon në “UEFA Nations League”. Ai bëri të njëjtën gjë edhe në ½ finale ndaj Gjermanisë.
Formacioni i mundshëm
Portugalia: Diogo Costa; Nélson Semedo, Rúben Dias, Gonçalo Inácio, Nuno Mendes; Vitinha, Bruno Fernandes, João Neves; Bernardo Silva, Ronaldo, Pedro Neto
Roberto Martínez (Traineri i Portugalisë): “Jemi të kënaqur me fitoren në 1/finale – pasi për të parën herë pas shumë vitesh triumfuam ndaj Gjermanisë. Taktikisht ishim të jashtëzakonshëm dhe përkushtimi na ndihmoi. Ishte fitore e skuadrës ndërsa rekuperimi na ndihmoi për një vlerësim më të mirë të situatës pasi duam një tjetër ndeshje me personalitet në këtë uniformë.”

Spanja – Kampione në fuqi
05/09/24: Serbi 0-0 Spanjë
08/09/24: Zvicër 1-4 Spanjë
12/10/24: Spanjë 1-0 Danimarkë
15/10/24: Spanjë 3-0 Serbi
15/11/24: Danimarkë 1-2 Spanjë
18/11/24: Spanjë 3-2 Zvicër
20/03/25: Holandë 2-2 Spanjë
23/03/25: Spanjë 3-3 Holandë (5-4 me penallti)
05/06/25: Spanjë 5-4 Francë

Lojtari kryesor: Lamine Yamal
Kampioni i rikthyer: Isco
A e dini se?
Spanja nuk ka asnjë humbje në 10 ndeshjet e fundit të “UEFA Nations League” jashtë fushës së saj (6F 4B).
Formacioni i mundshëm
Spanja: Unai Simón; Pedro Porro, Le Normand, Huijsen, Cucurella; Pedri, Fabian Ruíz: Yamal, Merino, Williams; Oyarzabal
Luis de la Fuente (Trainer i Spanjës): “Eshtë e vështirë të shkosh në Finale dhe ajo cka vlen më shumë për skuadrën tonë është uria për sukses. Lojtarët duan gjithmonë e më shumë duke konkuruar dhe fituar. I njëjti vështrim në sytë e veteranëve dhe të rinjve rishtarë. Jam i lumtur kur shoh të rinjtë që duan të shkruajnë historinë.”

Portugalia: KFFHBFB
Spanja: FBBFFF


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë