Drita e Gjilanit, fituese e kampionatit 2019-2020 në Kosovë, është njoftuar nga organet e UEFA-së, se shkalla e apelit ka vendosur se skuadra gjilanase e ka humbur në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen finale të raundit paraeliminator të Champions League-s kundër Linfield.
Arsyeja kryesore e këtij vendimi është pamundësia e shtyrjes së ndeshjes më shumë se tri ditë (14 gusht), e ku sipas vendimit thuhet se autoritetet zvicerane kanë kërkuar karantinim për 10 ditët në vazhdim për ekipin kosovar, pasi dy futbollistë të Dritës rezultuan pozitivë në testet Covid-19. Skuadra gjilanase e quan të nxituar vendimin e UEFA-s dhe paralajmëron ndjekjen e procedurave ligjore kundër saj.
Ky vendim është marrë në përputhje me aneksin I.2.1 të rregulloreve të Europa League 2020-21”, shkruhej në vendimin e UEFA-s. Rregullorja në fjalë parashikon që një skuadër mund të humbasë ndeshjen nëse nuk arrin të paraqitet për ndeshjen e parashikuar, edhe nëse nuk është faji i saj por kërkesë e autoriteteve shëndetësore në vendin ku zhvillohet takimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




